Maskë japoneze për fytyrë pa akne dhe rrudha

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 23:00 | Nga

Çdo vajzë dëshiron të duket gjithmonë e bukur, dhe padyshim se kësaj ‘brenge’ i kushton shumë kohë dhe vëmendje. Megjithatë, për këtë ju duhet të bëni vetëm dy gjëra: një stil të shëndetshëm të jetës dhe të keni një rutinë të duhur për kujdesin e lëkurës.

Më poshtë keni një ilaç shumë të thjeshtë që shumica e femrave japoneze e ndjekin si rutinë të jetës së tyre për një lëkurë perfekte.

Përbërësit:

2-3 lugë oriz i pa-përpunuar.
1 lugë gjelle qumësht.
1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja:

Gatuani orizin e papërpunuar, zie-jeni deri sa të bëhet i butë, njëjtë sikurse e përgatitni për të ngrënë.
Pasi të keni përgatitur orizin, vë -jeni në një tas dhe shtypeni derisa të bëni në formë qulli.
Masën e përgatitur të orizit përziejeni me mjaltën dhe qumështin.

Me masën e kombinuar të produkteve të fituara lyeni fytyrën tuaj. (Së pari shpëlajeni fytyrën dhe më pas vë jeni produktin)
Me kujdes pas 1 orë 30 minuta hiqni maskën dhe shpëlajeni me ujë të orizit të përgatitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme