Maskë me kos dhe kakao për flokë të dendur e me shkëlqim

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kjo maskë zbut, ushqen dhe përmirëson teksturën e flokëve. Që pas aplikimit të parë të saj do t’i ndjeni ndryshe flokët tuaj: më të lëmuar, më të plotë dhe më të shndritshëm. Nëse nuk doni të shpenzoni për terapi rigjeneruese të flokëve tek specialistët, atëherë përkëdheleni veten 1-2 herë në muaj me një maskë të tillë.

Përbërësit:

2 lugë gjelle kakao pluhur

2 lugë gjelle kos i bardhë

1 lugë gjelle vaj kokosi (ose vaj ulliri, vaj lini, vaj bajamesh , etj)

2 lugë gjelle balsam

Përgatitja:

Në një tas hidhni kosin dhe më pas vajin e kokosit (ose një miks vajrash sipas dëshirës, në këtë rast disa pika prej tyre).

Vazhdoni duke shtuar balsamin dhe kakaon pluhur, më pas përziejini derisa të merrni një përbërje të butë dhe pa kokrra.  Aplikojeni tek flokët me ndihmën e një furçe, nga gjysma e gjatësisë tek majat. Në fund, mbështillini flokët me qese dhe lëreni maskën për 15 minuta, living. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe vazhdoni me shampon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme