Mbroni sytë nga ekranet me metodën “20-20-20”

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

A jeni të zënë shumicën e kohës në laptopin apo celularin tuaj? Mund të jeni duke shpenzuar rreth 8-10 orë duke punuar në laptop dhe kohën tjetër e kaloni në celular pa i kushtuar vëmendje efekteve që i kanë në sy.

Edhe fëmijët e sotëm janë duke kaluar shumë kohë pranë ekraneve duke luajtur video-lojëra e gjëra tjera.

Ekspozimi i vazhdueshëm dhe i gjatë ndaj ekranit mund t’i dëmtojë sytë. Kjo mund të shpijë në skuqjen e syve dhe ndikon në orarin e gjumit. Ndryshe kjo gjendje njihet edhe si Sindroma e Vizionit të Kompjuterit (SVK).

SVK shkaktohet te personat e të gjitha moshave, dhe nëse jeni duke vuajtur nga njëra ndër simptomat e mëposhtme, atëherë menjëherë duhet të konsultoheni me një oftalmologjist.

– Keni pamje të turbullt

– Keni acarim të syve

– Sy të tharë dhe të kuq, e kjo dukuri shfaqet veçanërisht pasi t’i keni kaluar 6-7 orë para kompjuterit.

– Dhimbje koke

Për shmangien e kësaj dukurie mund ta ndiqni metodën 20-20-20, sipas të cilës duhet të bëni një pushim nga puna çdo 20 minuta dhe të shikoni (6 metra) larg për 20 sekonda. Kjo është metodë e lehtë dhe e thjesht për t’u kujdesur për sytë kurdo që jeni para një ekrani.

Gjithashtu , në celular mund ta shkarkoni edhe aplikacionin që quhet Eye Care 20-20-20, e i cili ju dërgon lajmërime çdo 20 minuta për ta aplikuar këtë metodë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme