Menaxhimi i stresit bëhet edhe më i vështirë me moshën

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Stresi është pjesë e jetës pa marrë parasysh moshës të cilës i takoni. Edhe të rinjtë edhe të moshuarit përballen me situate të vështira dhe stresuese për t’u tejkaluar pengesa.

Sipas studimeve të fundit mbrojtjet natyrore të trupit kundër stresit gradualisht prishen me moshën, dhe stresi mund të bëhet edhe më i vështirë për tu përballuar sa më shumë që plakeni.

Duke filluar me faktin se trupi juaj nuk mund të trajtojë fizikisht stresin në të njëjtën mënyrë sikurse kur keni qenë të ri, transmeton televizioni publik.

Zemra dhe mushkëritë mund të mos kenë aftësinë që kanë pasur dikur, dhe për këtë arsye trupit tuaj i nevojitet një kohë më e gjatë për tu shëruar nga ngjarjet e vështira dhe stresuese.

Në anën tjetër, gjumi i mirë gjatë natës (që konsiderohet të jetë 7 ose 8 orë), ndihmon në zvogëlimin e stresit, por derisa vitet kalojnë njerëzit nuk mund të flenë aq mirë, gjë që mund të çojë në nivele të larta të hormoneve të stresit.

Shenjat e stresit mund të ngjasojnë me simptomat e humbjes së kujtesës, çmendurisë ose përfshijnë ndryshime të oreksit, dhimbje koke, ankth, nervozizëm ose probleme në përqendrim.

Prandaj ekspertët këshillojnë që të menaxhoni stresin duke përdorur teknika relaksuese, duke u përfshirë në aktivitetet e komunitetit, duke u kujdesur për veten, duke ngrënë mire dhe duke u munduar të jetoni shëndetshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme