Mënyra më pak të njohura për përdorimin e dyllit parafinë

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 12:51 | Nga

Kur dëgjoni për “dyllin parafinë”, asocimi i parë që do ju shkojë në mend është qiriu i zakonshëm.

Shumë prej njerëzve mendojnë se është vetëm dylli si element dhe asgjë më shumë , por ajo që do ju befasojë është se dylli parafinë apo qiriu  mund të përdoret në shumë mënyra, ku gjen vend edhe në estetikë, përcjell Klan Kosova.

Në vijim do ju sjellim disa përfitime nga përdorimi i dyllit të parafinës.

1.      Ruan mbylljen e ushqimit

Për të gjithë ata që kultivojnë fruta të imëta në kopshtet e tyre dhe më pas duan që t’i konservojnë në kushte shtëpiake , dylli i ushqimit është njëra nga metodat më të mira për të mos lejuar hyrjen e ajrit. Por duhet të keni kujdes që dyllin ta shpërndani në të gjitha anët njësoj, në mënyrë që puna juaj të mos shkoj  huq.

 2.  Mbylljen e shisheve 

Shumë prej jush mbase mund të prodhojnë verë në kushte shtëpiake apo ndonjë vaj ,padyshim që do i vendosni në shishet e qelqit , dylli parafinë ju ndihmon mjaft shumë në mbylljen e tyre si dhe bënë mjaft praktikë hapjen e tyre më pas .

Ju duhet vetëm të shkrini dyllin dhe ta aplikoni përreth qafës së shishës tuaj.

3. Lubrifikimi i drurit

Shpeshherë dollapët e drurit,  din të mos ju hapen lehtë . Për përdorim më të lehtë,anash  mund të vendosni pak dyllë .

4.Dyll për dyer dhe dritare

Në shtëpitë tona ndodhë që dritaret dhe dyert të na hapen me shumë veshtërsi , mirëpo dylli mund të jetë zgjidhja ideale që do ia lehtësojnë praktikimin e tyre , ajo se cka ju duhet të bëni është të i lyeni pjesët që ndihmojnë lëvizjen e tyre.

5. Riparimin e zinxhirit

Nëse keni një zinxhir të mbërthyer, dylli i  parafinës  është sigurisht zgjidhja juaj më e mirë.Pastroni zinxhirin;Fërkoni lehtë me  dylli lart dhe poshtë zinxhirit;Ju mund të keni nevojë ta përsëritni këtë proces disa herë.

6.Praktikë për lopata të borës

Gjatë dimrit pastrimi i borës me lopatë shpesh din të jetë i vështirë , për të ia lehtësuar punën vetës , lopatën mund ta lyeni me dyll të shkrirë dhe puna juaj do shkojë shumë më lehtë.

7. Ruajtja e dërrases për ushqim

  Dërrasat që i shfrytëzoni në shtëpi për të prerë dhe përgatitur ushqim dhe  me siguri duam që ata të jenë të lehtë për të pastruar. Një trajtim parafine mund të jetë ndihmë shumë e mirë në kushte shtëpiake.Përdorni dylli të klasës së ushqimit;Aplikoni një sasi të vogël të dylli në një leckë të pastër;Fshij dërrasen, duke u siguruar që të mbuloni të gjithë Lejoni që dylli të absorbohet;Hiqni çdo mbetje dylli me një leckë të pastër të thatë;Ri-aplikoni sipas nevojës.

8. Trajtimi i duarve

Nëse duart e juaja pas larjes ekspozohen në temperatura të ftohta , shpejt lëkura thahet .Parafina është një  ndër mënyrat që ushqen lëkuren dhe benë të jetë e butë.

Thjesht zhytni dorën në dylli të shkrirë me temperaturë të ulët. Ju mund të keni nevojë ta përsërisni këtë proces disa herë për të marrë një shtresë të mirë;Vendosni dorën në një qese plastike;Vendos dorën në një dorezë rroba;Prisni për 10-15 minuta dhe pastaj butësisht hiqni dylli nga dora juaj;Përsëriteni procesin me dorën tuaj tjetër.

9. Trajtimi  këmbëve

Po ku proces është i ngjashëm më atë të duarve, edhe lëkura e shputave mund të thahet dhe të pësojë qarje këmbët tuaja në dylli të shkrirë temperaturë të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme