Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 22:39 | Nga

Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes Simplex dhe është ngjitës. Prania e tij në trup mund të jetë e fshehur për periudha të
gjata dhe të shfaqet nëpërmjet formimit të flluskave dhe lezioneve në buzë apo në skajet e tyre, në periudha të caktuara të stresit apo lodhjes.

Herpesi mund të zhduket vetvetiu në rreth dhjetë ditë, por në qoftë se doni që të përshpejtoni shërimin, mund të përdorni edhe këto mënyra natyrore:

1) Propolisi – Një studim ka zbuluar se propolisi është aktiv kundër virusit herpes simplex 1, duke parandaluar virusin të hyjë në qelizat e trupit dhe duke bllokuar përhapjen e tij.

2) Vajrat esenciale – Në lidhje me vajrat esenciale, konsiderohet efektive që të aplikohen direkt në zonën e prekur, vaji ‘tea tree’ ose vaji esencial i mentës, të cilët depërtojnë në lëkurë dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë kundër virusit herpes simplex.

3) Aloe Vera Gel – Aplikoni aloe vera në zonën e infektuar. Aloe zvogëlon dhimbjen dhe shpejton procesin e shërimit.

4) Resveratroli – një përbërës që gjendet në rrushin e kuq, ka treguar efikasitet kundër virusit herpes simplex. Aplikohet disa herë në ditë.

5) Çaj melisa – Gjethet e thara të melisës aplikohen në formën e kompresës së ngrohtë me ndihmën e një pambuku, në mënyrë që të zbutet kruarja dhe dhimbja. Kompresat përgatiten pasi i kemi zier gjethet e melisës. Melisa ka veti antivirale.

6) Echinacea – Pomada natyrale që përmbajnë bimën Echinacea rekomandohet për të përshpejtuar shërimin e herpesit dhe për të lehtësuar parehatinë që shkakton ky virus. Preferohet që Echinacea të konsumohet edhe si çaj sepse ka veti anti-inflamatore dhe imuno-stimuluese, të dobishme për trajtimin e herpesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme