Mënyrat e duhura për të mbrojtur lëkurën tuaj nga i ftohti

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Për të shmangur ose lehtësuar tharjen e lëkurës, pini mjaftueshëm ujë. Përpos kësaj, perdorni një krem hidratues.


Gjatë dimrit, grimi vështirë se qëndron mirë për shkak të tharjes së lëkurës. Shmangni grimin për të mos e irrituar më shumë lëkurën dhe përdoreni vetëm në zonat problematike. Vendosni krem hidratues.

Bajamet janë të pasura me vitamin E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi ka veti hidratuese. Bashkoni një lugë gjelle me pluhur bajamesh dhe dy lugë gjelle me qumësht. Maskën vendoseni në lëkurë për 10 minuta.

Vaji i ulliri është i pasur me antioksidantë dhe vitamin E, ndërsa e verdha e vezës ushqen lëkurën dhe lehtëson tharjen. Në një enë, vendosni dy të verdha veze dhe 4-5 pika vaj ulliri. Maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta.

Bananet ushqejnë lëkurën me vitamin C, B6 dhe A. Gjysmën e bananes shtypeni dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta.

Kalimi nga një mjedis i ngrohtë në një ambient me temperatura të ulëta sjell probleme për lëkurën. Prandaj dermatologët këshillojnë që të masazhoni lëkurën, në mënyrë që të përmirëosni qarkullimin e gjakut.



Të ngjashme