Mënyrat për të trajtuar dhimbjen e stomakut në kushte shtëpie

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Dhimbja e barkut është mjaft e bezdisshme duke ju bërë të shqetësoheni dhe të kërkoni një zgjidhje të menjëhershme.

Zgjidhni pozicionin më të mirë të gjumit
Mënyra më e mirë për të shëruar dhimbjet e stomakut është duke zgjedhur pozicionin ideal kur flini gjumë. Kur shtriheni për të fjetur gjithmonë kthehuni në anën tuaj të majtë ose flini me trupin ngritur pasi kjo parandalon acidin e stomakut që të rrjedhë në ezofagun tuaj. Kjo quhet terapia e ngritjes

Kujdes se si ushqeheni
Ju duhet të jeni të kujdesshëm në ato çka hani, pasi ka ushqime që nxisin dhimbjet e stomakut. Sigurohuni që t’i shmangni këto ushqime. Ju nuk duhet të konsumoni: agrume, kafe dhe çdo lloj pije që përmban kafeinë,  karamele mente, domate, alkool (veçanërisht verë e kuqe), çokollatë, hudhra, qepë, ushqime me erëza etj.

Hani me ngadalë dhe pak ushqim

Mos gëlltisni shumë ushqim pasi ju ndikon drejtpërsëdrejti në dhimbjet e stomakut.  Përtypeni mirë ushqimin dhe në vend që të hani 2 vakte të mëdha në ditë hani 5 vakte të vogla. Mos konsumoni ushqim jashtëzakonisht të nxehtë ose të ftohtë. Sigurohuni që të shkoni në shtrat 2 orë pas darkës.

Kujdesuni për shëndetin tuaj

Ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj shëndetit tuaj, nuk duhet të pini duhan ose alkool, duhet të bëni kujdes më ushqimin në mënyrë që mos të shëndosheni ose të dobësoheni shumë. Një organ përgjithësisht i shëndetshëm sigurisht kontribuon në stabilizimin e proceseve gastroenterologjike. Humbja e disa kilogramëve ndikon në dhimbjet e stomakut tuaj.

Njihuni me ushqime të shëndetshme

Jo të gjitha ushqimet janë të dëmshme për stomakun tuaj.  Për të ndihmuar vetën tuaj dhe shëndetin konsumoni ushqime të shëndetshme, shmangni yndyrën e tepërt. Ja ushqimet që ju sugjeron dritare.net të konsumoni: perime, xhenxhefil, bollgur, mish pule dhe të bardhën e vezës.

Shmangni rrobat e ngushta

Rrobat e shtrënguara dhe rripat ushtrojnë presion të madh mbi barkun tuaj dhe të shkaktojnë një rritje të sasive të lëngjeve në stomakun tuaj. Pra, vishni rroba më të gjera dhe që të ndiheni rehat. Në fund të fundit të jesh i shëndetshëm dhe të ndihesh mirë është ajo që ju bën me të vërtetë  të bukur.

Mos u stresoni

Stresi është një tjetër shkaktar që ju bën më të prekshëm ndaj shqetësimeve fizike. Pra, zvogëloni stresin dhe provoni të bëni ushtrime si: joga ose të regjistroheni në aktivitetet në të cilat jeni i interesuar.

Të ngjashme