Mësuesit e Yoga-s rrezikojnë shëndetin e legenit

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Popullariteti i Yoga-s nuk duket se do të venitet së shpejti.

Ajo sjell përfitime fizike për fleksibilitet dhe ekuilibër, si dhe shpirtërore, gjë që do të thotë se praktikohet nga miliona njerëz në të gjithë botën.

Një gjë e tillë nënkupton një nevojë gjithnjë më të madhe për mëshumë mësues të Yoga-s.

Por tani, ekziston një paralajmërim se ata mund të rrezikojnë shëndetin e legenit.

Benoy Matthews, një fizioterapist në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëron se po sheh një numër në rritje të mësuesve të Yoga-s me probleme serioze në legen – shumë prej të cilëve kërkojnë operacion – sepse ata po i shtyjnë shumë trupat e tyre.

Ai thotë se problemi qëndron tek njerëzit që vazhdimisht i shtyjnë trupat e tyre në pozicione “të përcaktuara”, kur fiziologjia e tyre e parandalon atë.

Rreth gjysma e mësuesve që ai sheh thjesht kanë nevojë për këshilla se si të moderojnë pozicionet e Yoga-s në mënyrë që të mos bëjnë presion të madh në nyjet e tyre.

Por, ata me probleme më të avancuara kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe kirurgji – përfshirë zëvendësimet totale të legenit.

Të ngjashme