Metoda e nënave franceze për të rritur fëmijë të shëndetshëm e të qetë

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Bebet flenë gjithë natën nëse ato lejohen të rikthehen sërish vetë në gjumë.

Netët pa vënë gjumë në sy janë të pashmangshme për prindërit, apo jo? Epo, në fakt, s’është e thënë! Vogëlushët francez fillojnë të flenë gjumë gjithë natën duke filluar që në javët e para të jetës.

Cili është pra sekreti i prindërve që rrisin fëmijë kaq të qetë? Është mënyra sesi ato reagojnë ndaj tyre.

Bebushët janë tepër të zhurmshëm gjatë natës por kjo nuk do të thotë se të qarat e tyre nënkuptojnë se ata duan diçka. Në fakt, fëmijët për nga natyra e tyre ata zgjohen vazhdimisht pas pak orëve sepse ata flenë në cikle të shkurtra. E ndonjëherë ata ia fusin një të qarë thjesht sepse duan të flenë prap.

Gjithashtu, është e rrallë që fëmija të zgjohet për të ngrënë natën, sistemi tretës interferon me gjumin ashtu si te të rriturit.

Nënat franceze kanë 3 rregulla të thjeshta:

  • mos e përkundni fëmijën për ta vënë në gjumë
  • ushqejeni beben gjatë natës vetëm pasi të keni provuar ta mbështillni, t’i jepni goditje të lehta te shpina, pasi të keni bërë ndonjë lëvizje me të nëpër shtëpi, apo pasi t’u keni ndërruar bebelinat, dhe
  • mësoni dallimin midis bezdisjes dhe të qarës tamam

Është vërtetuar statistikisht se në 38% të prindërve që i ndjekin këto rregulla arrijnë t’i bëjnë fëmijët e tyre të flenë gjithë natës, kundrejt 7% të atyre që nuk i ndjekin këto rregulla.

@shutterstock

Duhet të prisni përpara se të reagoni me një bebe. Mos veproni menjëherë sapo ato të fillojnë të qajnë. Jepuni atyre një shans që të rikthehen sërish në gjumë vetë – bebet nuk janë asnjëherë plotësisht të zgjuar kur ja nisin të qajnë, kështu që ju mund t’i shtyni të qajnë edhe më fort kur ndërhyni menjëherë.

Kjo nuk do të thotë që ju ta shpërfillni një fëmijë kur qan, por duhet ta bëni pushimin pak më të gjatë me kalimin e kohës. Në fillim rrini në heshtje vetëm për pak sekonda me një të porsalindur, dhe gradualisht zgjateni intervalin kohor të pritjes në heshtje derikur të arrini në disa minuta.

Bebushët duan pak kohë derisa të mësojnë si të rikthehen prapë në gjumë vetë, dhe është përgjegjësia juaj që ta mësoni fëmijën ta zhvillojë këtë autonomi.

Zhvilloni tek fëmija juaj shqisën e shijimit të ushqimeve të shëndetshme

@shutterstock

Fëmijët mund të jenë ngrënës tepër tekanjozë. Duke u bërë gjithnjë e më përzgjedhës në ushqim ata përfundojnë duke ngrënë një sasi dhe larmi të kufizuar ushqimi. Por kjo nuk ndodh në Francë!

Fëmijët mund të edukohen të hanë pothuajse gjithçka. Po të vizitoni disa restorante do të vëreni se në shumicë e tyre do t’u ofrohet hamburger, kofshë pule dhe pizza.

Restorantet franceze, nga ana tjetër, nuk kanë një “Kids’ menu.” Francezët duan që fëmijët e tyre të edukohen që në moshë të vogël të provojnë një gamë të gjëra shijesh, kështu që ata nuk lejojnë një menu veçmas për fëmijët.

Një drekë tipike, në kopështet e fëmijëve francezë mund të përmbajë lakër të kuqe dhe peshk me salcë kosi e shoqëruar me djathra dhe mollë të pjekura.

Është e rëndësishme që fëmijet të ekspozohen ndaj një larmie të pasur me aroma dhe shije, çka shpjegon edhe arsyen përse fëmijëve francezë u serviren ushqime të gatuara në mënyra të ndryshme.

Sigurisht që nuk pritet që fëmijët të pëlqejnë gjithçka u serviret – por pritet që ata të provojnë gjithçka. Sipas francezëve, nëse e provon diçka mjaftueshëm shpesh, do të përfundosh duke e pëlqyer. Një nënë franceze thotë se ajo e bën vajzën e saj të provojë të paktën nga një kafshatë nga çdogjë në pjatën e saj.

Kjo është edhe pjesë e arsyes përse francezët i ushqejnë fëmijët e tyre me tre raunde pjatash. Sepse metoda me tre xhiro pjatash jo vetëm që i ekspozon ata ndaj një gamë më të gjërë shijesh por edhe i edukon ata mbi të ushqyerit.

Pjata e parë mund të jetë një supë me perime ose sallatë, për shembull. Fëmijës nuk i lejohet të kalojë tek pjata tjetër nëse nuk provon të paktë një kafshatë nga kjo e para.

Fëmijët mund të edukohen të hanë gjithçka, edhe perime madje. Thjesht kujtoni motton: “ti duhet të provosh një kafshatë të paktën!”

Pjesëmarrja strikte në oraret e vaktave i bën fëmijët më të shëndetshëm dhe më të vetë-disiplinuar.

Sa herë e keni kaluar vaktin e drekës me vetëm një sandwich në punë, ose me njl snack rrugës për në shtëpi? Ne përpiqemi t’u imponojmë fëmijëve orare fikse, ndërkohë që nuk i respektojmë vetë ato. Por francezët e dinë se vaktet në orare fiks nuk janë vetëm për të qëndruar të hollë e në formë trupore.

Vaktet fikse ndihmojnë në reduktimin e kalorive të marra, kështu që reduktojnë ndjeshëm riskun e obezitetit. Mesatarja botërore e obezitetit tek fëmijët është rreth 10% ndërsa për fëmijët francezë është 3.1%.

Pothuajse të gjithë fëmijët francezë hanë në 4 vakte: në 8 të mengjesit, në mesditë, në 4 pasdite, dhe në ora 8 të mbrëmjes.

Ata nuk lejohen të hanë në orare të tjera, duke i bërë kështu të aftë të shtyjnë kënaqësinë, “delay gratification”. Vaktet strikte nuk janë të rëndësishme vetëm për shëndetin; ato janë edhe për vet-kontrollin.

Nuk keni pse t’i sakrifikoni nevojat tuaja bazike pasi të bëheni me fëmijë.

@shutterstock

Ndërsa çiftet nëpër botë kanë prirjen që kur bëhen me fëmijë ta shohin si fundin e një etapë dhe fillimin e një të reje në jetën e tyre, kjo nuk ndodh me çiftet francezë.

Jeta e çiftit i nënshtrohet një trysnie të vazhdueshme për t’i vënë nevojat e familjes në një nivel më të larta se ato të tyret – qoftë kur vjen puna për paratë, pasionet, apo seksin.

Në Francë, konsiderohet e pashëndetshme të sakrifikohet jeta seksuale për hir të fëmijëve. Në fakt, francezët janë të bindur se humbja e dëshirës seksuale është një çrregullim psikologjik. Shikohet si një formë depresioni dhe kurohet si e tillë.

Helene de Leersnyder, një pediatre, thotë se prindërit francezë nuk e shohin seksin si një privilegj rastësor, por si një nevojë bazike e qënieve njerëzore.

Kështu që mos kini bezdi t’i nxirrni fëmijët jashtë të lozin kur keni nevojnë për pak kohë pa praninë e tyre.

Mësoni të kuptoni rëndësinë e shkëmbimit të roleve gjinore.

Gratë franceze dinë të bëjnë punë burrash francezë, dhe burrat francezë dinë të bëjnë punët e grave, dhe nuk ndjehen aspak të bezdisur nga kjo.

Madje gratë franceze i tallin burrit që nuk dinë të bëjnë punët e grave, qoftë edhe ndërrimi apo blerje e bebelinave të bebeve.

Mos e përndiqni fëmijën tuaj, por mësoni t’u thoni “JO” me seriozitet.

Termi “prindërim helikopter” ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit nëpër botë. Ky term u referohet prirjes së prindërve modern për t’i ndjekur, kontrolluar, vrojtuar e përgjuar fëmijët e tyre në çdo aspekt dhe imtësi, duke e bllokuar kështur aftësinë e tyre për të menduar për veten e tyre dhe të zhvillojnë autonomi.

Kjo nuk ndodh në Francë.

Në Francë është krejt e pazakontë të shohësh ndonjë prind që i rri nga pas fëmijës kudo, në park, në shilarëse, kudo hap pas hapi. Prindërit ulen dhe bisedojnë me njëri tjetrin ndërkohë që fëmijët luajnë me njëri tjetrin.

Kjo nuk do të thotë se fëmijët mund të bëjnë çfarë u ka qejfi, sigurisht që jo. Prindërit vendosin rregulla për ta që t’i respektojnë. E kur ndonjë prej këtyre rregullave thyhet, prindërit francezë ua bëjnë të ditur. Këta prindër e dinë shumë mirë se çfarë efekti ka tek fëmijë kur u thuhet atyre “JO” me bindje, me autoritet, dhe seriozitet të plotë.

Të ngjashme