Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët tanë, kemi kërcyer me një këmbë në mënyrë që ai të dilte ose kemi fjetur në anën e veshit që na është futur uji.

Kjo gjë mund të ndodhë, sidomos pas një dite aktive në det ose një ditë kur ka pasur shumë dallgë, por përtej ditëve të plazhit na ndodh dhe në dush shumë shpesh.

Ndonëse nuk është domosdoshmërish një rrezik i madh për të vizituar mjekun, futja e ujit në vesh mund të jetë e dhimbshme dhe mund të shkaktojë një infeksion, transmeton Klan Kosova.

Sipas Dr Farhad Chowdhury, një mjek në New Jersey, uji i futur brenda veshit tuaj shpesh përzihet me dyllin dhe ngjitet pas tij, duke ju lënë me ndjenjën se veshi juaj është i bllokuar dhe nëse qëndron në një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë më shumë se vetëm siklet.

Më poshtë keni disa mënyra se si ta largoni ujin nga veshi juaj:

Chowdhury rekomandon që të përkulesh në anën që keni veshin e bllokuar dhe ta tërhiqni butësisht. “Duke e tërhequr atë , ju jeni duke manipuluar kanalin e veshit dhe kjo ndihmon vetë daljen e ujit” thotë ai.

Të ngjashme