Miliona telefonata mjekësore rrjedhin online

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2.7 milionë biseda mjekësore të bëra që nga 2013-ta janë zbuluar nga ueb faqja teknologjike suedeze “Computer Sweden” në një ueb server të pa enkriptuar.

Ka rreth 170,000 orë thirrje të ndjeshme në lidhje me simptoma e medikamente.

Autoriteti suedez i mbrojtjes së të dhënave është duke hetuar këtë çështje.

“Ne ishim shumë të befasuar me atë se çfarë kemi gjetur këtu. Njerëz duke folur për simptomat e tyre, sëmundjet për tyre e të fëmijëve duke dhënë edhe numrat e sigurimit social”, ka shpjeguar Marcus Jerrang nga ueb faqja “Computer Sweden”.

Sipas ekspertit të sigurisë Mikko Hypponen thirrjet ishin të ruajtura si “file” audio Wav në serverin komplet të pa enkriptuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme