Mjafton një bardhë e vezës për një fytyrë pa pika të zeza

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 04:51 | Nga Ekonomia Online

Ndoshta nuk e dini, por e bardha e vezës ka veti të mbyllë poret dhe të eliminojë sebumin e tepërt. Prandaj këto veti do t’i përdorim në një maskë kundra pikave të zeza të bërë vetë ku e bardha e vezës është përbërës kryesor. Ja si përgatitet:

-Përzieni një të bardhë vezësh me tre lugë kos, 2 lugë lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. Në këtë rast, kosi ushqen dhe hidraton lëkurën, kurse limoni ka veti zbardhuese e mjalti veti emoliente;

-Rrihni të bardhën e vezës  derisa të përfitoni një shkumë

-Shtojini të bardhës edhe përbërësit e tjerë dhe përziejini derisa të merrni një masë të butë

-Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta.

-Kur të thahet, shpëlajeni me ujë të ngrohtë me lëvizje rrethore.

-Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske ndihmon në eliminimin e pikave të zeza nga fytyra, living.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme