Mjafton të përdoret vetëm një herë marihuana, për t’ia shkaktuar këtë gjë trurit tuaj

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Vetëm një ose dy “joint”-a mjaftojnë për të ndryshuar strukturën e trurit të një të riu, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Droga mund të shkaktojë ndryshime që bëjnë ata të vuajnë nga ankthi ose paniku, sipas një studimi, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit gjetën se vajzat dhe djemtë 14-vjeçarë të ekspozuar ndaj THC-së – kimikat psikoaktiv në kanabis – kishin një vëllim më të madh të lëndës gri në trurin e tyre.

Kjo do të thotë se indet në zona të caktuara janë më të trasha, për shkak të receptorëve që prek marihuana.

Ekspertët thanë se trashësia e indit të trurit është e kundërta e asaj që zakonisht ndodh gjatë pubertetit, kur materia e trurit të adoleshentëve hollohet dhe rafinohet.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Vermontit, në të cilin ishin përfshirë të rinjë nga Anglia, Irlanda, Franca dhe Gjermania për të studiuar efektet e marihuanës.

Të ngjashme