Mjaltë me arra, ilaçi mijëravjeçar

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Mjalti me arra mund të quhet si një nga ilaçet më të mira natyrore dhe që është i aftë të trajtojë disa sëmundje.

Ky kombinim i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme.

Përgatitja është shumë e thjeshtë, përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve.

Ky kombinim trajton presionin e lartë të gjakut, aneminë, dhimbjet e kokës, ulçerat e stomakut, lodhjen kronike, pagjumësinë, sklerozën etj. Përveç se ju jep të gjitha vlerat ushqyese, kjo përzierje ju përshpejton metabolizmin dhe për pasojë ju ndihmon të binin në peshë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme