Morena si një adoloshente, publikon bisedat me të dashurin e ri

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lidhje të re dashurie dhe ndihet shumë e lumtur.

Konfirmimi i lidhjes erdhi fill pasi disa faqe në Instagram publikuan biseda ku pretendonin se kishin folur me këngëtaren.

Kjo e fundit jo vetëm që tregoi se janë të sajuara, por pranoi se tashmë po shijon një romancë.

Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”.- shkroi ajo.

Ajo nuk e bëri publik identitetin e mashkullit që i ka vjedhur zemrën, mirëpo së fundmi ka treguar në Instagram bisedat e gjata ne të.

Morena ka publikuar foto të telefonatës me partnerin në orët e mbrëmjes, e cila ka zgjatur një orë.

“Të dua“- shkruan këngëtarja krahas postimit, duke treguar se është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme