Mos bini pre e mashtrimeve: Si të zgjidhni dezinfektuesit e duhur

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Askujt s’ja merrte mendja se produktet që do të përdoreshin më shumë në 2020-ën e teknologjisë së çmendur do të ishin maskat, alkooli dhe çdo lloj tjetër dezinfektanti. Pandemia, ndryshoi jetën tonë në shumë aspekte, ndryshime të cilat u reflektuan në tregje. Kërkesa për produkte dezinfektuese është rritur ndjeshëm në të gjithë botën, por bashkë me nevojën edhe abuzimet që bëhen me të tilla produkte.

Para se të bëni blerjen e radhës, siguria është gjëja e parë që duhet të keni në mendje. Ju ka ndodhur shpesh që aroma e një dezinfektuesi të jetë e papranueshme apo një alkool të mos ngjajë me tjetrin, prandaj duhet kujdes i vecantë.

Produktet dezinfektante që janë jashtë standartit dhe nuk plotësojnë kriteret nga Instituti i Shendetit Publik (ISHP), jo vetëm që nuk kanë efekt në vrasjen e virusit, por mund të vënë në rrezik edhe më tepër lëkurën e shëndetin tuaj.

Mos bini pre e mashtrimeve: Si të zgjidhni dezinfektuesit e duhur

FOTO ILUSTRUESE

Ka disa mënyra për të mos rënë pre e mashtrimeve në treg, prandaj për t’u siguruar që produkti që po blini është origjinal dhe i sigurtë ndiqni hapat më poshtë:

1. Lexoni me kujdes etiketën.

Lexoni në etiketë emrin dhe adresën e prodhuesit. Shumë produkte fallso në treg nuk shkruajnë ku prodhohet pasi prodhohen në kushte higjenike të papranueshme.

2. Vini re përqindjen e alkoolit në produkt.

Insistuti i Shëndetit Publik sugjeron produkte me mbi 60% alkool. Ka produkte që nuk e shkruajnë përqindjen e alkoolit. Mos e blini!

 3. Kërkoni produkte të çertifikuara nga Intistuti i Shëndeti publik (ISHP)

Jo çdo produkt e kalon testimin për cilësinë dhe efektshmerine mbi baktericide, fungicide dhe virusocide. 

4. Testimi është i rëndësishëm

Testi i nuhatjes: besoni shqisat tuaja duke e nuhatur produktin dezinfektues përpara se ta vini në lëkurë. Alkooli i paster i një cilësie farmaceutike nuk ka aromë të keqe ose aroma të shtuara. Alkoolet me aroma të rënda mund të jenë shumë të rrezikshme deri në vdekjeprurëse pasi permbajne alkoole metilike të cilat janë helme të forta.

Të ngjashme