Mos e mbani celularin në xhep: Ja nga çfarë rrezikoheni

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri zbulon se sipas disa të dhënave mbajtja e celularit në xhep ka pasoja të rënda, për meshkujt në veçanti.


21 punë kërkimore të analizuara nga shkencëtarët, ku dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo, jonizues influencon në trup.

Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave.

Të ngjashme