Mos i lani rrobat në 30-40 gradë, mund të jetë e rrezikshme

Prishtinë | 31 Jan 2024 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius, do të mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj

Bakteret e rrezikshme si Escherichia coli lehtë barten nëpërmjet rrobave, nëse i lajmë në temperatura më të ulëta.

Ka mundësi që bakteret të qëndrojnë në rroba edhe pas larjes në temperatura nga 60 apo 90 gradë.

Edhe pse bakteri është banues normal në zorrët e njeriut dhe të kafshëve të shumta, llojet e caktuara mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe infeksione të zorrëve, andaj edhe të çojnë deri në forma të rënda të sëmundjeve me rezultat të mundshëm vdekjeprurës.

Larja në temperaturë prej 30 gradësh është joshëse për shkak të larjes në kohë më e shkurtër dhe për shkak të kursimit, mirëpo duhet ta dini që bakteret në organizmin e njeriut jetojnë në temperaturë të trupit prej 37 gradësh, që do të thotë që do t’i vrasë vetëm temperatura më e lartë se kjo.

Shumica besojnë që çarçafët mjafton të lahen një herë në muaj, edhe pse këshillohet që këllëfi i jastëkut të lahet çdo të pestën ditë, ndërkaq çarçafi (mbulesa) pas dhjetë ditësh në temperatura më të larta se 60 gradësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme