Mos i pini ilaçet me lëngje

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Pirja e ilaçeve me lëngje, aq më parë e llojeve të caktuara, në masë të dukshme mund të ulë veprimin e tyre

Marrja e medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre, transmeton Telegrafi.

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet nga grejpfruti dhe portokalli, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Hulumtuesit e Universitetit Western nga Ontario, theksojnë që në situatën e këtillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë.

Supozohet që pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim gjaku. /Telegrafi/

Të ngjashme