Mos u bërtisni fëmijëve, ka efekte negative në zhvillimin e tyre

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 18:30 | Nga

Fëmijët janë burim lumturie dhe energjie pozitive për çdo familje. Duke qenë të tillë, shpeshherë ato llastohen nga prindërit e tyre dhe kërkojnë që me çdo kusht t’u plotësohet çdo tekë.

Një sjellje e tillë i bën prindërit që të fillojnë të kërkojnë mënyra të ndryshme disiplinimi. Tërheqja e vëmendjes ose kritika me ton të lartë është veprimi që shumica e prindërve e mendojnë si zgjidhje, por sa e këshillueshme është kjo?

“Të bërtiturit është diçka që shpreh zemërimin e një personi, është një reagim i natyrshëm i kësaj ndjenje por që perceptohet si një formë kërcënimi social edhe para një fëmije 4 vjeçar.

Në çfarëdo formë që të shprehet të bërtiturit është diçka e gabuar dhe prindërit nuk duhet ta justifikojnë një veprim të tillë edhe pse tërheq vëmendjen e fëmijës në çast”, shprehet doktor Kylie Prulett i cili mbron idenë se prindërit nuk duhet të bërtasin.

Të bërtiturat tuaja do të ndikojnë në zhvillimin e tyre

Kjo varet nga temperamenti i fëmijës. Nëse fëmija është i turpshëm ai do ta vuajë më gjatë agresionin që ju shfaqët, nëse është disi i pavarur do ta përjetojë edhe më pak. Gjithsesi ndikimi që do të ketë tek fëmija do të jetë negativ.

Kjo nuk është e vetmja mënyrë që fëmijët të kuptojnë se një i rritur është i nervozuar nga sjellja e tyre

Fëmijët e kuptojnë menjëherë gjendjen tuaj emocionale dhe për këtë nuk keni përse të bërtisni me zë të lartë. Emocionet tuaja do të shprehen edhe nëpërmjet ngrysjes së vetullave, skuqjes në fytyrë etj.

Fëmijët ju kuptojnë më shumë nëse nuk bërtisni

Ka një diferencë shumë të madhe midis të dëgjuarit dhe të kuptuarit të asaj që jeni duke thënë. Nëse një prind bërtet fëmija ju dëgjon por më shumë siguri nuk po “thith” shumë nga ajo që jeni duke thënë.

Duke marrë parasysh këto efekte negative, ju këshillojmë që të jeni më të përmbajtur kur të këshilloni fëmijët tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme