A ndihmon kafeja që të këndelleni?

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 09:57 | Nga

Kur zgjohen mahmur, shumica e njerëzve provojnë që të këndellen me një filxhan kafe. Po ju tregojmë se a ka efekt kjo.

Na vjen keq, mirëpo shkencëtarët kanë zbuluar që pijet me kafeinë fare nuk ndihmojnë në zbutjen e mahmurllëkut, transmeton Telegrafi.

Profesori Toni Mos, nga Londra, ka zbuluar që niveli i alkoolit në gjak nuk ulet pas pirjes së një filxhani kafe.

Kafja, d.m.th. kafeina, mund të ndihmojë që të ndiheni më të kthjellët, mirëpo në koordinim syri-dora dhe aftësitë e tjera motorike, ende do të ndikojë alkooli të cilin e keni në gjak.

“Nga disa hulumtime të tjera dimë që kafja është “kundërhelm” për alkoolin. Me pirjen e kafes e cila është stimulans, personi do të ndihet më pak i lodhur, si edhe do të ulet niveli i alkoolit në gjak. Mirëpo, e vetmja gjë që mund t’ju këndellë është të prisni të kalojë veprimi i alkoolit”, thotë ai.

Ai gjithashtu ka theksuar që nuk ekziston asgjë që mund të pini në mënyrë që më shpejt të kthjelleni.

“Shumica e njerëzve që mendojnë që konsumimi i ujit mund të ndihmojë, mirëpo, po e them edhe njëherë, asgjë nuk mund të ndihmojë që të shpejtohet procesi me të cilin mëlçia liron alkoolin në gjak”.

Ai thekson që janë të nevojshme dy deri në tri orë që sistemi të pastrohet nga një gotë birrë, por gjysmë shishe verë në organizëm qëndron deri në pesë orë, thekson ai. 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme