Ndryshimet që duhet të bëjmë për një gjumë të mirë gjatë natës

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës është një bekim për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia dhe duan të pushojnë pas një dite të gjatë e të lodhshme.

Nëse jeni duke pyetur veten përse meditimi natën, jastëku apo banja e ngrohtë nuk po ju ndihmojnë çelësi qëndron te fakti i të kushtuarit më shumë vëmendje rutinës së përditshme sesa kohës së gjumit.

Në një libër të ri të titulluar “The little Book of Sleep”(Libri i vogël i fjetjes) na zbulon disa këshilla për të patur një gjumë të mirë gjatë natës.

Hani ushqim brenda 30 minutave që jeni zgjuar
Mëngjesi është shumë I rëndësishëm sidomos nëse zgjoheni dhe sistemi juaj nervor është formëne mbijetesës.

Edhe një mëngjes modest mund të jetë I mjaftueshëm për të nisur ditën dhe për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Shmangni kafeinën pas orën 3 pasdite
Kafeina është e njëjtë me adrenalinën duke mos e lejuar sistemin tuaj nervor të qetësohet e si pasojë nuk jui zë gjumi.

Çdo 90 minuta merrni një shkëputje nga teknologjia

Të shkëputesh nga teknologjia gjatë ditës- çdo 90 minuta ose më shumë- është shumë e rëndësishme. Kjo lejon sistemin tuaj nervor të qetësohet dhe motivon trurin të angazhohet në proceset jetësore mendore që do t’ju n dihmojnë të bëni një gjumë më të thellë gjatë natës.

Çohuni nga karrikja juaj çdo një orë
Lëvizja fizike na ndihmon në prodhimin e adenosinës e cila na ndihmon të flemë gjumë dhe bën që melatonina të jetë më efikase.

Lëre punën para se të ikësh

Gjumi do të jetë më I mirë nëse I lë të gjitha gjërat që ke për të bërë para se të shkosh në shtrat. Gjithnjë do të ketë punë të pambaruara por kur vendosni kokën në jastëk duhet të lini çdo gjë tjetër dhe të fokusoheni te pushimi.

Hiqni orën me zile
Nuk ju ndihmon shumë të fiksoheni me orën që do t’ju duhet të zgjoheni ose të llogarisni sa gjumë mund të bëni ose jo. Largojeni orën nga krevati dhe mundohuni të mos e shihni kur zgjoheni natën.

Krijoni një zonë të sigurt
Kujtoni se sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, orët para mesnate është koha më e mirë për të pushuar dhe të largosh të gjithë stresin e ditës, reduktimin e niveleve të adrenalinës, balancimin e sistemit imunitar dhe pregatitjen e trupit për gjumin Sattvic( kur qetëson mendjen dhe trupin dhe bie në gjumë të thellë).

Pregatituni që të pushoni rreth orës 9:00- 9:30 të darkës. Nuk është e nevojshme që të bini në gjumë të thellë menjëherë por shmangni teknologjinë dhe televizionin. Qëllimi I hyrjes në një zonë të sigurt është të ndjeheni të paqtë dhe të qetë për të bërë një gjumë të thellë q ëshët thelbësor për shëndetin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme