Ndryshimi i rutinës, çelësi për parandalimin e mërzisë

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Ndryshimi i rutinës është çelësi për të parandaluar mërzitjen. Qoftë nëse dëshironi ta ndryshoni rutinën ushtrimore apo të zgjedhni restorant tjetër, mirë është të bëni ndryshime. Kur keni variacione në stil të jetesës, ju i zvogëloni shanset për t’u mërzitur.

Konsideroni ushtrimet fizike. Kur zgjedhni të ecni, vraponi, çikloni, notoni etj., ju targetoni grupe të ndryshme të muskujve dhe e përmirësoni forcën e përgjithshme.

Nëse e ndërroni rutinën dhe provoni diçka të re çdo ditë, variacioni do t’ju mbajë të angazhuar!

Nëse veç dëshironi të ndryshoni diçka, atëherë keni parasysh këto: parkojeni veturën më larg se që e parkoni zakonisht; ngjituni shkallëve në vend se ta shfrytëzoni ashensorin, dhe ngrituni nga karrigia çdo 30 minuta.

Secila nga këto do të ndikojë në aktivitetin e përgjithshëm ditor, ndërsa synoni të ecni 10.000 hapa në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme