Më në fund vaksinë kundër HIV-it?

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 20:09 | Nga

Një vaksinë e re kundër HIV-it do të testohet në Afrikën Jugore më vonë këtë vit, pasi që i ka përmbushur kriteret e nevojshme për të dëshmuar se mund të ndihmoj në luftimin e kësaj epidemie në Afrikë.

Në vitin 2015, 2.1 milionë infektime të reja ishin raportuar – prej të cilave dy të tretat kishin ndodhur në Afrikë. Një testim i vogël, i njohur siHVTN100, ishte kryer në Afrikën Jugore në vitin 2015 për ta testuar sigurinë dhe fuqinë e imunitetit të cilën mund ta dhuronte ajo vaksinë, transmeton Telegrafi.

Vaksina kishte qenë e para ndonjëherë që kishte shfaqur shenja për mbrojtje nga HIV-i, ku përqindja kundër virusit kishte shënuar 31%. Kjo kishte mjaftuar për t’i emocionuar ekspertët e kësaj fushe pas shumë viteve mossuksesi.

Vaksina është përmirësuar dhe është e gatshme për përdorim në vendet më të rrezikuara si Afrika.

Testimi i kësaj vaksine do të ndodh në masa të mëdha, ku do t’ju injektohet 5,400 njerëzve përgjatë katër qyteteve në Afrikën Jugore në nëntor të këtij viti dhe kjo do të vazhdojë për tri vite radhazi. Gjithashtu, një dozë e pestë e vaksinës do t’u jepet me shpresën se mbrojtja do të zgjasë më shumë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme