Nëna, mos e mbuloni karrocën fëmijës kur dilni shëtitje!

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 16:13 | Nga

Sipas ekspertëve, nënat nuk duhet t’i mbulojnë fëmijët e tyre me batanije të hollë, madje as me napë, kur dalin shëtitje me karrocë gjatë kohës me diell.

Edhe një mbulesë e hollë mund të shkaktojë rritje të temperaturës së trupit te fëmija dhe të rrisë rrezikun ndaj SIDS, sindromës së vdekjes së papritur te të miturit.

Pediatri suedez Svante Norgren në spitalin e Stockholmit këshillon që të keni kujdes sidomos në ditët e nxehta pasi edhe nëse mendoni se po e mbroni fëmijën tuaj nga shkëlqimi verbues i diellit, në fakt nuk duhet ta mbuloni fëmijën asnjëherë me një batanije pasi ajo ul qarkullimin e ajrit dhe krijon një nxehtësi intensive.

Sipas studimit, një karrocë e lënë në diell, e mbuluar, shënonte 15 gradë më shumë se një karrocë e lënë në po të njëjtin vend, por e zbuluar transmeton blitz. Situata në karrocë krahasohet me atë në një termos.

Pediatri shpjegon se nëse fëmija ndjen një nxehtësi të tillë, mendon se është rikthyer në barkun e nënës dhe frymëmarrja mund të ndalojë. Sindroma e sipërpërmendur shkaktohet nga temperatura e lartë dhe shmangia e saj duke mos shëtitur gjatë orëve të nxehta të ditës, sidomos mes orës 11:00- 17:00, është një nga zgjidhjet më të efektshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme