Nëse dasma juaj është pas një viti, kjo është lista e gjërave që duhet të bëni

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 20:20 | Nga

Për t’i lehtësuar punë vetes tuaj me plotësimin e listës së gjatë të gjërave të dasmës, duhet t’i besoni profesionistëve, si në organizimin e eventit ashtu edhe në gjetjen e fustanit, makeup artistit apo edhe fotografit.

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjërat që duhet të bëni dhe momentin në të cilin duhet të kujdeseni për secilën prej tyre.

  • 12 muaj përpara datës– Fantazoni për dasmën ideale. – Shkruani një listë paraprake të të ftuarve. – Bisedoni në lidhje me buxhetin, kush do paguajë çfarë. – Punësoni një panifikues dasmash (për ti pasur gjërat më të thjeshta) dhe një kompani eventesh që idetë tuaja të materializohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
  • 10 muaj përpara datës– Vendosni stilin e fustanit që do të donit të kishit në ditën tuaj më të rëndësishme. – Hidhuni një sy fustaneve të nusërisë në dyqanet e qytetit. tuaj – Mundohuni të kontaktoni shitësit në mënyrë që fustani që ju ka pëlqyer të jetë ideali për dasmën tuaj. – Mendoni rreth detajeve të festës.
  • 8 muaj përpara datës– Filloni bisedimet me artisten florale (në të shumëtën e rasteve, nëse zgjidhni të bashkëpunoni me kompani organizimi eventesh e keni më të thjeshtë për ta kontaktuar). – Filloni gjithashtu bisedimet për DJ që do të luajë muzikë në dasmën tuaj, bandën muzikore ose edhe fotografin që do të fiksojë çastet më të bukura tuajat). – Filloni të shihni për të prenotuar hotelet për të ftuarit që do të vijnë nga jashtë qytetit tuaj. – Prenotoni fustanin tuaj të nusërisë.
  • 6 muaj përpara datës– Filloni të kërkoni për të gjetur ftesën që keni pasur gjithmonë në mendje. – Zgjidhni sëbashku me dhëndrin makinën që do të keni në përdorim ditën e dasmës tuaj. – Nëse vendi i dasmës tuaj është larg, filloni të mendoni gjithashtu për transportin e të ftuarve. – Filloni të mendoni për shoqet që do të keni si shoqëruese dhe gjithashtu mendoni për veshjet e tyre. – Prenotoni muajin e mjaltit.
  • 4 muaj përpara datës– Mendoni rreth dizenjimit të tortës tuaj dhe porositeni atë. – Kërkoni për të gjetur personin me kaligrafinë më të bukur për të shkruar ftesat tuaja. – Zgjidhni sëbashku me dhëndrin kostumin e tij dhe të shoqëruesve të tij.
  • 2 muaj përpara datës– Filloni të kërkoni për artisten e makeup dhe të flokëve, bëni disa prova pranë makeup artisteve tuaja të preferuara. – Hidhni në letër premtimet që do të përmendni në momentin e celebrimit (Nëse do të ketë të tilla). – Filloni me shpërndarjen e ftesave. – Filloni të kërkoni gjithashtu për aksesorët që do të vendosni.
  • 6 javë përpara datës– Konfirmoni fustanet për shoqërueset e nuseve. – Printoni programin, menutë, listën e të ftuarve. – Mendoni rreth festës së beqarisë që do të organizoni.
  • 2 javë përpara datës– Provoni fustanin për herë të fundit përpara dasmës. – Bisedoni me fotografin për tipin e fotove që do të donit të bënit në setin tuaj fotografik. – Dërgojini DJ që keni zgjedhur listën e këngëve që s’duhet të mungojnë në festën tuaj.
  • 1 ditë përpara datës– Rikonfirmoni që gjithçka të jetë në rregull. – Bëni gjërat e fundit për pamjen tuaj (thonjtë, masazhin, bronzerin).
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme