Nëse e gjeni veten te këto gjëra, jeni person i ndjeshëm

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 20:34 | Nga

Studimet tregojnë se 15-20% e popullsisë është shumë e ndjeshme. Megjithatë, njerëzit nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo. Edhe pse mund të ndërlidhet me introvertët, të qenurit një person shumë i ndjeshëm nuk është e njëjta gjë.

Në vazhdim po ju paraqesim 10 gjërat që njerëzit me ndjeshmëri të lartë bëjnë:

Ata tronditen pa masë kur kanë shumë gjëra për të bërë

Njerëzit super të ndjeshëm luftojnë për të qëndruar në detyrë, sidomos kur kanë shumë gjëra për të bërë. Ata janë vazhdimisht në ankth dhe me rritjen e nivelit të stresit, ata kanë më shumë vështirësi për të qenë produktivë.

Për ta, ambientet e zhurmshme janë tepër kaotike

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe nuk punojnë nëpër ambiente të hapura sepse shqisat e tyre nuk përballojnë pamjet, tingujt, aromat dhe aktivitetin gumëzhues rreth tyre.

Ata bëhen shpejt “të uritur”

Kur njerëzit e ndjeshëm uriten shumë shpejtë, zemërimi i tyre rritet edhe më shumë. Ata luftojnë për të funksionuar dhe shpesh frustrimet e tyre i hjekin përmes gjërave që kanë më afër vetes.

Ata nuk performojnë mirë kur janë nën vëzhgim

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe, funksionojnë më së miri kur janë në ambient privat. Nëse kanë ndonjë prezantim para shefit të tyre apo diçka para publikut, këta performojnë dobët për shkak të presionit.

Ata janë të prekur thellë nga arti

Nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesë muzikore apo ndonjë vizitë e galerisë së artit, personat me ndjeshmëri të lartë e vlerësojnë shumë artin. Ata përmes kreativitetit ndezin emocionet e tyre.

Ata arrijnë të dallojnë njerëzit që janë në siklet

Këta persona lehtë kuptojnë njerëzit tjerë kur ndodhen para ndonjë situate të vështirë ose ndonjë sikleti të mundshëm..

Ata tërhiqen kur gjërat përkeqësohen

Pas një jave të lodhshme, personat me ndjeshmëri të madhe kanë nevojë për kohë të kaluar në qetësi. Një dhomë gjumi e errët, mund të sigurojë hapësirë të nevojshme për rikuperim.

Ata nuk durojnë zëra të lartë dhe të zhurmshëm

Fishekzjarre që lëshojnë zhurmë, koncerte me zë të lartë nuk janë edhe shumë zbavitëse për personat e ndjeshëm, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Ata shmangin mediat e dhunshme

Të shikuarit e filmave të dhunshëm apo video lojëra grafike mund të jenë shumë për njerëzit e ndjeshëm, andaj mos u befasoni se pse nuk kërkojnë asnjëherë nga ju të shikoni ndonjë film horror së bashku.

  • Përparësitë dhe mangësitë e të qenurit person shumë i ndjeshëm

Përderisa shumica paralajmërojnë se të qenurit person i ndjeshëm ndërlidhet me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth, nuk është gjithnjë kështu. Personat me ndjeshmëri të lartë janë shumë më të ndërgjegjshëm, ata arrijnë të vërejnë detaje që të tjerët as që mund ti paramendojnë, madje janë shumë kreativ.

Të qenurit super i ndjeshëm nuk nënkupton se keni një çrregullim që duhet ta fiksoni. Kjo thjeshtë tregon se ju i përpunoni të dhënat senzorike më thellë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme