Nëse i përjetoni këto shenja, atëherë e keni gjetur të “duhurin” dhe nuk duhet ta lini të ikë!

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 00:25 | Nga Ekonomia Online

Dashuria është “drogë” – këtë e thonë edhe shkencëtarët!

Ndjenjat e mira dhe të forta të cilat i keni kur jeni me personin e duhur, janë të njëjta me ato ndjenja që njerëzit i kanë kur përdorin drogë.

Por, çfarë tjetër i ndodh trupit kur bini në dashuri?

Këto janë disa mënyra se si mund ta vërtetoni se keni rënë në dashuri, në rast se nuk e keni qenë e sigurt:

Diçka brenda jush është duke ju thënë se duhet të jeni me këtë person
Nuk e dini se çfarë është, por nuk mund të ndaleni duke menduar për atë dhe dëshironi të jeni me të tërë kohën. Duket sikurse trupi juaj ka nevojë për atë. Do ta vini në pyetje atë ndjenjë dhe do të dyshoni se a është dashuri, por, mbajeni edhe pak këtë ndjenjë dhe do ta shihni se faktikisht është dashuri.

Ndjenja e diçkaje të re…
Kur e gjeni dashurinë, e tërë bota juaj ndryshon. Papritmas ndiheni e mahnitshme dhe dëshironi të bëni gjëra të cilat nuk i keni bërë më parë. Ju dëshironi ta përjetoni botën me këtë person, dhe ndiheni e motivuar të gjeni sfida të reja dhe të zbuloni gjëra të reja.

Ndiheni vetvetja
Kur dikush ju dashuron, e keni më lehtë ta doni veten.

Nuk jeni e brengosur
Kur dikush ju dashuron, të gjitha brengat fillojnë të zhduken. Papritmas, ju keni gjetur dikë me të cilin dëshironi ta pushtoni botën dhe më nuk ndiheni sikurse do ta bëni atë e vetme.

Keni nevojë për të
Kur një person është në dashuri, ai e kërkon partnerin/partneren kur nuk është aty. Kësaj i referohen njerëzit si “shpirt binjak” sepse duan të jenë tërë kohën bashkë dhe të përjetojnë gjëra së bashku.

Ndiheni e lumtur
Dashuria na jep një arsye të jemi të lumtur. Jeta është e vështirë tërë kohën dhe dashuria na dhuron mbështetje, zemërgjerësi dhe një vend për shpresë. Kur jemi të rrethuar nga dashuria e dikujt, ne ndihemi të sigurta dhe mund ta lejojmë veten ta shijojmë lumturinë. 

Të ngjashme