Nesër dita më e keqe e vitit, ju sjellim disa këshilla se si të kaloni më lehtë këtë ditë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Tani që kujtimet festive kanë filluar të zhduken, me siguri se keni filluar të ankoheni për llogarinë bankare, për peshën e madje edhe për motin e ftohtë – duke mos përmendur edhe realitetin e kthimit në punë.

Nëse ky muaj me këto “simptoma” ju ka prekur edhe juve, mund të gjeni njëfarë ngushëllimi pasi që nuk jeni të vetëm: nesër është “e hëna e kaltër”, që supozohet të jetë dita më depresive e vitit, raporton “DailyMail”.

Dr Cliff Arnall, psikologu që edhe e zbuloi këtë term, thotë se formula e tij sqaron se përse në veçanti e hëna e tretë e janarit është e zymtë.

Ai merr për bazë disa faktorë, përfshirë rezolutat e Vitit të Ri, motin, borxhet, kohën që nga festat e fundvitit e deri në fundvitin tjetër, si dhe nivelet motivuese.

Por, Dr Arnall thotë se në vend që të fshiheni nën batanije nesër, më mirë është që të ngriheni e të nisni një ditë me motivim.

Ja çfarë duhet të bëni që të shmangni 21 janarin e tmerrshëm:

Sapo të ngriheni, thojini vetes se do jetë një ditë e bukur.
Hani mëngjes me njeriun më të dashur që keni.
Kaloni disa minuta duke lexuar libër pranë dritës natyrale.
Mos harroni t’i shtoni sallatë drekës.
Hani çokollatë.
Luani një lojë për të shkarkuar stresin.
Filloni të planifikoni pushimet e fundjavës.
Bëni një dush në darkë për t’u qetësuar.

Të ngjashme