Neymar kërkon rikthimin tek Barca

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi brazilian nuk është paraqitur këtë të hënë në grumbullimin e klubit të tij Paris Saint Germain për të nisur përgatitjet për sezonin e ri pas pushimeve.

Drejtuesit e PSG janë shumë të nervozuar me këtë fakt.

Francezët në një komunikatë zyrtare, kanë theksuar se Neymar ka qenë i grumbulluar për t’u paraqitur në stërvitje këtë të hënë por nuk e ka bërë diçka të tillë.

Për këtë shkak ndaj brazilianit do të merren masa.

Neymar ishte pjesë e Selecao-s në Kampionatin e Amerikës Latine.

Tashmë mes Neymar dhe PSG ka nisur zyrtarisht lufta, pasi lojtari nuk dëshiron të qëndrojë më në Parc des Princes dhe kërkon me çdo kusht rikthimin te Barcelona.

Të ngjashme