Një dietë për festat e fundvitit

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 18:49 | Nga

Festat e fundvitit janë gjithmonë të mbushura dhe me ushqime, mes drekave në familje, darkave festive dhe koktejeve të ndryshme.

Kështu që është më mirë të merrni masa para për të mos pasur pastaj ndjesi faji se keni ngrënë shumë për festa.

Para festave

Ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, si mishin e bardhë dhe peshkun duke kufizuar karbohidratet, (patatet, bukën, makaronat, orizi dhe drithëra të tjera) me vetëm një porcion në ditë.

Fokusohuni tek perimet dhe kufizoni frutat me shumë sheqer në pak vakte në ditë, duke i konsumuar si mesvakte. Ndërsa mbrëmjen zëvendësojeni me një supë perimesh të ngrohtë. Për drekë, sallata e zakonshme, madje provojeni dhe të ngrohtë, me perime në avull dhe konsumojeni të ngrohtë. Eleminoni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara, kanë shumë kalori dhe asnjë efekt ngopjeje.

Kujdes edhe me shtesat, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, duke e hedhur një herë në një lugë gjelle e më pas në pjatë, kujdes të mos përdorni asnjë lloj kripe, duke nisur që nga majonezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme