Një flutur ndalon mbi fustan, kupton domethënien e saj dhe nuk i mban dot lotët

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 15:27 | Nga

Amanda po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, por në zemrën e saj gjithsesi kishte zbrazëti, pasi kishte humbur vajzën e saj nga sëmundja e kancerit. Dy vite më parë, vajza e saj Azalee, vetëm gjashtë vjeçe, nuk ia doli dot që të fitojë në betejën kundër kancerit.

Vajza gjashtë vjeçare nuk kishte mundur ta takonte dot Chip, edhe pse nëna e saj Amanda, do të donte të ishte në në një farë mënyre prezent atë ditë. Gjatë ceremonisë së martesës ndodh diçka e papritur.
Çifti kishin përgatitur një numër fluturash që t’i lëshonin në fluturim në përkujtim të vogëlushes Azalee. Momenti më emocionues ndodh kur njëra nga fluturat ndalon dhe pushon mbi fustanin e bardhë, në krahun e majtë të nënës që po martohej. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme