Një grusht me bajame në ditë mbron zemrën

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë.

Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, transmeton tch.

“Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira”, ka thënë udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë.

“Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme