Eliminoni në mënyrë natyrale kundërmimin e këmbëve

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 19:00 | Nga

Mund të jenë të jenë këpucët tuaja të preferuara sepse janë të rehatshme, janë praktike dhe ju ndjeheni shumë mirë me to.Por… problem i vetëm është se këmbët tuaja mbajnë një aromë të shpifur që iu bën të harroni se sa shumë i doni. Pas kësaj, mendoheni çdo ditë nëse duhet të vazhdoni ti vishni sërish apo jo.

Mund të mos e keni menduar, por ka një mënyrë të thjeshtë se si t’a largoni aromën e pakëndshme të këmbëve tuaja.

Bëhet fjalë për sodën e bukës e cila ka aftësinë të vrasë bakteret.

Ju nevojitet:

1 lugë çaji sodë buke
Ujë

Lani këmbët me ujë dhe thajini ato plotësisht. Miksoni sodën me ujë derisa të krijohet një masë kremoze në trashësinë e një paste, shkruan revista Shije. Merrni një pjesë nga masa dhe aplikojeni në këmbët tuaja me një lëvizje të butë rrethore, duke u siguruar që e keni përhapur edhe në të ndarat e gishtave.

Lëreni të thahet për disa minuta. Më pas vendosini këmbët tuaja në ujë të ftohë dhe lërini për pak kohë. Gjithashtu një mënyrë tjetër më e thjeshtë është spërkatja me sodë e këpucëve në pjesën e brendshme të tyre, në mungesë të kohës për të përdorur metodën e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme