Një në katër femra ka rupofobinë – maninë e pastërtisë në shtëpi

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një në katër femra, por mesa duket edhe disa burra, vuajnë nga një fobi e quajtur “rupofobia”, e cila presupozon akthin dhe frikën e vazhdueshme që u shkakton parregullsia në një shtëpi apo papastërtia e saj.

Një fakt i tillë pohohet në një studim, sipas të cilit në kokën e tyre krijohet një cikël negativ, i cili i shoqëron me një frikë të vazhdueshme ngaqë jetojnë në pisllëk dhe në kontakt me bakteret. Pikërisht për këtë, ata janë të fiksuar pas larjes së duarve apo veprimeve të vazhdueshme për të rregulluar mjedisin ku jetojnë, edhe nëse ai është i rregullt.

Studiuesit pohojnë se kjo prirje mund të kategorizohet në problemet psikosomatike dhe arsyet mund të ndryshojnë dhe variojnë nga seksualiteti në atë të marrëdhënieve nderpersonale, por edhe të marrëdhënieve me veten. Por ajo gjithashtu mund të jetë edhe një shenjë e një sensi zhgënjimi që këta persona provojnë duke mos e patur në dorë rolin e tyre drejtues në familje.

Me pak fjalë, nëse e gjeni veten shumë shpesh duke larë duart, shtëpinë apo duke iu bërtitur personave të afërt kot për rrëmujën që shkaktojnë, atëherë ndoshta ia vlen të ndaloni për një moment e të mendoni nëse e gjithë kjo nuk është e tepërt dhe mbi te gjitha, e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme