Njerëzit me këtë ngjyrë të syve janë në rrezik të zhvillojnë depresion

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Nëse e ndieni veten të deprimuar gjatë dimrit, ngjyra e syve mund të jetë një ndër faktorët e këtij emocioni.

Një studim i ri ka zbuluar se personat me sy kafe kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit të dimrit – i njohur edhe si çrregullim emocional sezonal (SAD) – sesa ata me sy të kaltër.

Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Uellsit Jugor anketuan 175 studentë për modelet e tyre të depresionit sezonal.

Rezultatet zbuluan se njerëzit me sy të kaltër kishin më pak gjasa të zhvillonin depresion gjatë dimrit sesa ata me sy më të errët ose ngjyrë kafe.

Studiuesit besojnë se arsyeja për këto dallime mund të jetë sasia e dritës që sytë e individit mund të përpunojnë.

Njerëzit me ngjyrë më të çelë të syve janë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe lëshojnë melatonin gjatë dimrit – një mekanizëm i cili besohet të sigurojë njëfarë qëndrueshmërie ndaj depresionit të dimrit.

Të ngjashme