Njihuni me simptomat që mund t’i keni pasi ta merrni vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Personat që kanë marrë vaksinën anticovid kanë shfaqur edhe disa efekte anësore.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë?

Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

Dhimbje, ënjtje ose skuqje pas vaksinimit;

Ethet e lehta;

Dridhje;

Lodhje;

Dhimbje koke;

Dhimbje të muskujve dhe nyjave.

Sipas Express.co.uk, vaksinat funksionojnë duke “mashtruar” trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij,

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të krahut, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore ose simptoma të tjera të përkohshme të inflamacionit që mund të jenë pjesë e këtij reagimi.

Për shumë, efektet anësore janë më të mëdha pasi të administrohet doza e dytë. Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda. 

Të ngjashme