Pak pas ndarjes së bujshme, modelja shqiptare shfaqet në jaht me Sylvester Stallone

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak kohë më parë modelja Heidi Lushtaku konfirmoi publikisht ndarjen nga boksieri i njohur Robin Krasniqi.

Njësoj si lidhja edhe ndarja e dyshes bëri shumë bujë në rrjet.

Por Heidi ka vendosur që këto histori në të shkuarën dhe është kthyer në Instagram me foto më provokuese se kurrë.

Madje është bërë pjesë e takimeve me personazhe të njohur.

Modelja publikoi foto nga jahti nën shoqërinë e aktorit legjendar Sylvester Stallone .

“Vera po vjen”– shkroi ajo në përshkrimin e fotos.

Nuk dihet nëse ky është një projekt pune që Heidi po paralajmëron apo një takim miqësor mes tyre.

Të ngjashme