Paralajmërojnë ekspertët: Cigaret elektronike shkak i sëmundjeve të mushkërive

Prishtinë | 01 Kor 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e shëndetiti në Virxhinia të ShBA-ve janë duke dyshuar se së paku tre raste me sëmundje të mushkërive janë të lidhura me cigaret elektronike, raporton Dailymail.

Cigaret elektronike janë në treg qe një dekadë, mirëpo efektet negative që ato kanë janë të tmerrshme. Sipas informacioneve, numri i të rinjëve që janë duke u diagnostikuar me sëmundje të mushkërive është duke u rritur, prandaj dyshohet se shkaktari janë cigaret elektronike.

Disa nga simptomat e sëmundjeve të mushëkrive janë: kollitje e vazhdueshme, vjellje si dhe vështirësi në frymëmarrje. Të rinjtë që përjetojnë këto simptoma dhe përdorin cigare elektronike duhet të vetëdijësohen se janë duke e rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e mushkërive.

Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me anë të antibiotikëve, mirëpo kur mushkëritë janë shumë të dëmtuara atëherë duhet nderhyrje kirurgjike apo trajtime më specifike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme