Pas moshës 30-vjeçare më vështirë dashurojmë, 8 arsyet

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Ja përse pas të 30-ve është shumë e vështirë të gjeni dikë me të cilin mund të keni një histori dashurie dhe një lidhje serioze.

Kush është ende “single” pas të 30-ve e di mirë se për çfarë e kemi fjalën, të dashuroheni apo të frekuentoheni me një mashkull pas të 30-ve është me të vërtetë shumë e vështirë. Po perse?

Thuajse i keni provuar të gjitha por nuk arrini të shkoni me tej se një takim i parë? Shpesh asnjë mashkull që keni takuar nuk ju ka bërë për vete, madje nuk keni pasur asnjë interes në lidhje me të? Nuk është faji juaj.

Femrat në këtë moshë e kanë më të vështirë për të zgjedhur një mashkull, i cili duhet të jetë shoku i tyre i jetës. Ja perse pas të 30-ve është shumë e vështirë të gjeni dikë me të cilin mund të keni një histori dashurie dhe një lidhje serioze.

1. Nuk keni aspak dëshirë të rifilloni nga e para, mbi të gjitha nëse keni pasur një lidhje të gjatë me dikë që ju njihte shumë mirë. Kështu është e vështirë të rifilloni përsëri një lidhje me një person të ri.

2. Një “film” që e keni parë. Në këtë moshë nuk jeni me adoleshente të cilat besoni çdo gjë, shumë situata i keni kaluar edhe në te shkuarën.

3. Nuk jeni shumë entuziaste. Ndodh që disa gjëra dikur i merrnit me shumë entuziazëm, ndërsa tani në këtë moshë ju duken gjëra të jetuara, madje gjëra të kota.

4. Jeni të zhgënjyera nga romancat. Dikur mund të kalonit gjithë natën duke ecur me një djalë të këndshëm, ashtu sikurse nëpër filmat romantikë, ndërsa tashme nëse dikush do t’ju propozonte të bëni një shëtitje, mbase nuk do ta takoni më kurrë.

5. Thuajse të gjithë meshkujt e kësaj moshe janë të fejuar.

6. Nuk i lejoni meshkujt të ju “gjuajnë” lehtë, sepse nuk besoni më në ato që thonë dhe për më tepër nuk arrijnë t’ju bëjnë t’ju shkëlqejnë sytë me batutat e tyre.

7. Meshkujt kanë plagët e tyre dhe ju tuajat. Në moshën 30-vjeçare mund të keni mbi supe plagë të ndryshme dashurie, të cilat kanë nevojë për kohë për t’u shëruar. Pavarësisht nga dëshira për të pasur dikë në krah në këtë moshë nuk mund të kaloni mbi veten tuaj sepse edhe meshkujt kanë plagët e tyre.

8. Në moshën 30-vjeçare meshkujt ju duken edhe me egoistë se kurrë më parë, duke bërë kështu që të mendoni dy here lidhjen me dikë.

Të ngjashme