Pastrimi i shtëpisë e redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 09:03 | Nga

Siç duket pastrimi i dyshemesë dhe kuzhinës mund t’jua shpëtojë jetën.

Një raport nga hulumtuesit e Kanadasë deklarojnë se pastrimi i shtëpisë për pesë herë në javë për vetëm nga gjysmë ore e redukton rrezikun e vdekjes për 28 për qind, ndërsa gjithashtu e redukton edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20 për qind

Aq më shumë punë që bëni, aq më mirë për shëndetin tuaj.

Nëse jeni aktivë 750 minuta në javë, atëherë i keni reduktuar shanset për vdekje të parakohshme deri në 40 për qind.

Hulumtuesit shpresojnë se zbulimet e tyre do t’i inkurajojnë njerëzit të lëvizin më shumë edhe nëse nuk munden të shkojnë në palestër.

Vlen të ceket se studimi ka përfshirë 130,000 njerëz dhe ka zgjatë shtatë vite.

Të ngjashme