“Pastrojeni” trupin në fundjavë

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Kur trupi juaj është plot me toksina, ai fillon të bëhet i ndjeshëm ndaj viruseve stinore. Në kushte të tilla, trupi ka nevojë një detoksifikim të menjëhershëm.

Ju mund ta bëni këtë në fundjavë duke konsumuar një menu që do t’ju pastrojë nga të gjitha toksinat.

Procesi i spastrimit që do të mundësojë detoksifikimin e trupit tuaj, mund të përmirësojë 5 organe: Mëlçinë, veshkat, mushkëritë, zorrët, dhe gjëndrat limfatike.

Plani i detoksifikimit përfshin konsumimin e ushqimeve të ulëta në yndyrë, patate, mish dhe shumë lëngje.

Preferohet të bëhet dy herë në vit për një periudhë prej 10 ditësh.

Megjithatë, një tjetër opsion është të bëni detoksifikim në fundjavë disa herë në vit, në qoftë se ju nuk keni aq shumë kohë. Ju do të habiteni nga rezultatet!

Efektet më të mira do ti ndjeni në qoftë se përdorni hithrat, luleradhiqe, dhe çaj. Për më tepër, do t’ju duhet të ushtroheni në aktivitete të rregullta fizike, si palestër, ecje, vrapim, dhe not.

Plani për fundjavë:

E shtunë:

Mëngjesi: 250 ml ujë të ngrohtë si fillim , një filxhan tërshërë e përzier me një lugë fara liri, 200 ml kos , gjysmë filxhan boronica të freskëta trashë (ose një tjetër frut, sipas dëshirës ) dhe pak qumësht bajame.

Dreka: 250 gramë gjoks pule i pjekur në zgarë, dy gota sallatë (domate, kastravec, sallatë jeshile), vaj ulliri dhe patate, një banane të vogël, një fetë pjepër, dhe 250 ml ujë.

Vakt i pasditës: 180 ml kos të zakonshëm, një mollë, ¼ filxhan fara kungulli, dhe 250 ml ujë.

Darka: 150 gram ton të pjekur në skarë, ½ filxhan perime të ziera (spinaq ose brokoli), 2 gota sallatë me lëng limoni dhe vaj ulliri, dhe 250 ml ujë ose çaj.

E diel:

Filloni sërish ditën me 250 ml ujë të ngrohtë.

Mëngjesi: 200 ml qumësht bajame apo kos, një filxhan tërshërë me një lugë fara liri, 1 dardhë dhe çaj jeshil.

Vakt për mesditë: Një qitro

Dreka: supë me perime (fasule, patate, karota, qepë, selino, piper), 200 gram gjoks pule i pjekur në skarë, 150 gr turshi, dhe 250 ml ujë.

Darka: Sallatë me panxhar dhe karrota, pak lëng limoni dhe çaj hithre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme