Patatet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Patatet përmbajnë një lloj të veçantë niseshte të njohur si niseshte rezistente.

Hulumtimet thonë se nishestja rezistente është e lidhur me shumë përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila, nga ana tjetër, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, njofton Klan Kosova.

Në një studim të kafshëve, minjtë e ushqyer me këtë nisheste rezistente patën reduktim të insulinës.
Kjo do të thotë se trupat e tyre ishin më efikas në largimin e sheqerit të tepërt nga gjaku.

Ndërsa në një studim të njerëzve me diabet të tipit 2 që konsumuan niseshte rezistente, atyre iu ndihmoi në pastrimin më të mirë të sheqerit në gjak pas një vakti.

Në një studim tjetër, dhjetë vetë u ushqyen 30 gramë niseshte rezistente gjatë një periudhe katër javore. Shkencëtarët zbuluan se ky përbërës redukton insulinën me 33%.

Ju mund të rrisni përmbajtjen nishestës rezistente të patatëve. Për ta bërë këtë, ruani patate të ziera në frigorifer brenda natës dhe konsumoni ato të ftohta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme