Për shëndetin e lëkurës, tre maska magjike nga kosi

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 11:13 | Nga

Nuk mjafton vetëm ta pastroni e ta hidratoni, por rutina e kujdesit ndaj lëkurës përfshin gjithashtu eksfoljimin, maskat dhe masazhet.

Nuk është nevoja të merrni trajtime speciale në qendra estetike pasi dhe ne kushte shtepie mund t’i ofroni lëkurës atë çfarë ka nevojë.

3 maskat e mëposhtme kanë si bazë kosin e janë të përshtatshme për 3 tipe lëkure.

Në sajë të acideve yndyrore, pronat antibakteriale, proteinat dhe vlerave ushqyese, keto maska do të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e butë dhe e pastër.

Në qoftë se lëkura juaj është e thatë

Kos, avokado dhe vaj ulliri

Përzieni gjysmë gote kos me gjysmë avokado të bërë pure. Pasi të jetë formuar një masë homogjone shtoni 1 lugë vaj ulliri. Aplikojeni në lëkurë dhe relaksohuni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë, shkruan Living.

Në qoftë se lëkura juaj është me puçrra apo me akne

Kos, banane dhe 1 lugë shafran Indie

Kaliumi i bananes ngadalson rritjen e baktereve që shkaktojnë puçrra. Përzieni përbërësit gjymse gote kos, gjysme banane dhe 1 lugë shfran indie dhe aplikojeni në lëkurë për të paktën 10 minuta. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.

Në qoftë se lëkura juaj është e zbehtë, pa jetë

Kos, limon, mjaltë dhe kanellë

Kjo përzierje do të largojë qelizat e vdekura dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut duke i rikthyer ndriçimin e munguar fytyrës
Kombinoni 1 lugë gjelle lëng limoni , 1 lugë mjaltë me gjysmë gote kos. Shtoni pak kanellë dhe përziejeni deri sa të formohet një maskë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15 minutash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme