Për të gjithë meshkujt !

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 04:34 | Nga

Lexoni këtë artikull me shumë kujdes sepse mund të keni probleme me shëndetin tuaj dhe as që e dini. Mos u alarmoni, por duhet të kuptoni se shumë prej jush evitojnë në mënyrë ekstreme kontaktin me kujdesin shëndetësor duke shkaktuar shpesh probleme pa kthim.  Në një studim të bërë në 4,350 burra dhe gra, është zbuluar se meshkujt bëjnë vizita te mjeku 3 herë më pak se gratë. 1 në 3 prej tyre nuk kanë një mjek të rregullt ndërkohë që vetëm 1 në 5 gra nuk ka një mjek të rregullt. Një e katërta e burrave të studimit pohon se presin sa më gjatë për të kërkuar ndihmë për një problem mjekësor.  Pse duhet ta bëni një gjë të tillë? Shëndeti juaj duhet të jetë gjithmonë prioriteti juaj i parë në jetë, sidomos kur jeni rreth të 40-tave ose më shumë.Ka njerëz nën 50 vjeç që bëjnë një jetë të shëndetshme, konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe kanë një raport proporcional midis gjatësisë dhe peshës, nuk pijnë duhan, konsumojnë pije alkoolike  me vetëpërmbajtje, bëjnë aktivitet fizik rregullisht, menaxhojnë stresin e tyre. Por le të përballemi; shumë meshkuj dalin jashtë këtij përshkrimi.
Sido që të jetë, nënshtrimi ndaj një check-upi vjetor, ju lejon të diskutoni me mjekun tuaj, rreth shëndetit tuaj dhe planifikimeve në të ardhmen për parandalimin e sëmundjeve. Është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes.Ç’është hipertrofia beninje e prostatës?BPH mendohet se shkaktohet nga mosha dhe nga prodhimi afatgjatë i testosteronit dhe dihydrotestosteronit (DHT), megjithatë roli i saktë i tyre nuk është shumë i qartë.  Evidenca histopatologjike e BPH është prezente në 8% të burrave në dekadën e katërt të jetës dhe në 90% të burrave në dekadën e nëntë. Humbja e testosteronit herët në jetë parandalon zhvillimin e BPH. Ngjashmëria e prezantimit, zbulimeve në egzaminimin patologjik dhe simptomat e BPH në binjakët identikë sugjeron për një faktor gjenetikisht të trashëguar. Studimet selektive të kryqëzuara të bazuara në autopsitë e kufomave ose në pacientët e urologjisë, kanë treguar se numri i rasteve rritet me moshën e individit. Në pacientët e moshës 31-50 vjeç, koha mesatare e dyfishimit të prostatës është 4.5 vite. Në burrat e moshës 51-70 vjeç, koha e dyfishimit të prostatës është 10 vite, kurse në burrat mbi 70 vjeç, koha e dyfishimit rritet më tepër se 100 vite. Prostata peshon mesatarisht 20 gram deri në dekadën e tretë dhe ruan të njëjtën madhësi dhe konsistencë deri sa zhvillohet BPH. Pacienti me hipotrofi beninje ka një prostatë që peshon mesatarisht 33 gram. Vetëm 4% e popullatës së meshkujve  zhvillojnë një prostatë 100 gram ose më tepër.  Simptomat e BPH kanë tendencë të përparojnë ngadalë në kohë në shumicën e individëve.

Cilat janë simptomat e një prostate problematike?

Simptomat klasike të BPH përfshijnë një rrjedhje të urinës të ngadaltë, të dobët; ndjenjën e moszbrazjes së plotë të vezikës urinare, nevojë për të zbrazur vezikën urinare pas disa sekondash ose minutash pas urinimit. Pacientët mund të paraqiten me retension urinar kronik, infeksione të traktit urinar, hematuri, insufiçencë renale, dhimbje të vezikës urinare, një masë të prekshme abdominale, ose mos mbajtje dot të urinës. Në vizitën e mjekut, gjatë egzaminimit abdominal, vezika urinare mund të jetë e palpueshme dhe prostata mund të jetë e zmadhuar. Simptomat nuk janë domosdoshmërisht në porpocion me masën e prostatës në egzaminimin rektal digital ose në të dhënat e ekos transrektale.

Indikacionet:

Shenjat absolute për ndërhyrje kirurgjikale në BPH janë si më poshtë:

•           Retension urinar refraktar

•           Infeksione të përsëritura të rrugëve urinare

•           Gjak në urinë

•           Insufiçencë e veshkave si pasojë e bllokimit të rrugëve urinare

•           Gurë në vezikën urinare

•           Vezikë urinare e dëmtuar përkohësisht ose e dobët

•           Xhep i vezikës urinare që nuk zbrazet mirë si pasojë e prostatës së zmadhuar

Check-upi për një mashkull zgjat rreth 45 minuta, dhe përfshin dhe ekzaminimin fizik dhe konsultën me mjekun. Pacientët marrin informacion rreth pyetjeve të tilla si yndyrnat në gjak,  impotenca, efektet e duhanpirjes dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Më tepër se gjysmën e kohës ju do ta kaloni në tavolinën e mjekut duke marrë përgjigje për pyetjet e mundshme dhe do të diskutoni rreth masave parandaluese.

Kujdesi për shëndetin është tipar mashkullor, dhe jo një shenjë dobësie. Prandaj, merrni telefonin dhe caktoni një takim sa më shpejt.

Të ngjashme