Përse meshkujt po i depilojnë vetullat?

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 17:09 | Nga

“Unë kurrë nuk e kam ditur se meshkujt mund ti depilojnë vetullat deri sa vëllai im, një futbollist gjysmë-profesional, u kthye në shtëpi me vetulla të rregulluara”, shkruan për The Guardian, Mattha Busby.

Mirëpo, Emily Gordon-Smith, e cila është drejtoreshë e kompanisë Stylus, thotë se kohëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të burrave që kërkojnë t’i depilojnë vetullat e tyre.

“Mashkulli modern nuk i sheh më zbukurimet e femrës si ngjyrosja dhe depilimi i vetullave si tabu”, thotë ajo.

Konsumatorët progresivë janë duke i thyer kufijtë midis maskulinitetit të fortë dhe feminitetit të butë, duke formuar kështu qëndrime të reja për bukurinë dhe përkujdesjen mashkullore, transmeton Klan Kosova.

Vanita Parti, themeluesja e “Blink Brow Bar” thotë gjithashtu se ata kanë parë një rritje të numrit të klientëve meshkuj që kërkojnë shërbimin e depilimit të vetullave.

“Ka shumë më pak kufizime tek meshkujt tani dhe rregullimi i vetullave është thjesht një çështje rutinore. Ne kemi pasur raste kur pas festës, një grup meshkujsh ka ardhur për t’i depiluar vetullat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme