Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Nëse keni vënë re disa prej simptomave më poshtë, ndoshta duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj. E vërteta është që intolerancat ndaj glutenit janë gjithnjë e më në rritje dhe shumë njerëzve u rekomandohet të eliminojnë glutenin nga dieta. Këtë zgjedhje po e bëjnë edhe ata që nuk vuajnë nga ndonjë problem në veçanti.

Intoleranca ndaj glutenit ose çeliakia siç njihet ndryshe, është një sëmundje autoimune që shkakton disa rekasione të ndryshme në trup. Gluteni është një proteinë që gjendet tek gruri, elbi, thekra dhe tërshëra. Edhe nëse këto drithëra i konsumoni të përpunuara, përsëri gluteni është aty.

Është mirë që glutenin ta eliminoni në rast të këtyre simptomave:

Shqetësime të tretjes

Kjo është një nga simptomat më evidente. Mund të manifestohet në formën e gazrave në zorrë, kapsllëkut, diarresë dhe jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Lëkurë “pule” në bërryla

Emri shkencor i lëkurës së “pulës”, me gungëza të vogla quhet cheratosi pilare. Nëse ju ndodh shpesh është mirë të eliminoni glutenin nga dieta juaj. Këtë problem e shkakton mungesa e vitaminës A dhe që derivon nga sinteza joefikase e elementeve ushqyese.

Lodhje

Është normale të ndjeni pak lodhje pasi keni ngrënë. Por nuk është e njëjta gjë kur vakt pas vakti, ndjesia e lodhjes shtohet dhe bëhet më intensive. Vëzhgoni veten nëse kjo ju ndodh pasi të keni konsumuar ushqime që përmbajnë gluten.

Marrje mendsh ose dhimbje koke

Problemet neurologjike janë shumë të zakonshme te personat me çeliaki ose personat intolerantë ndaj glutenit. Kjo ndodh sepse gjaku që vjen në tru nuk vjen ashtu siç duhet të vijë. Reaksioni në këtë simptomë nuk është i menjëhershëm si në rastin më lart, por duhet t’i kushtoni vëmendje për të kuptuar nëse ka një lidhje mes glutenit dhe dhimbjes së kokës.

E vetmja mënyrë është të eliminoni glutenin dhe të gjitha ushqimet e përpunuara që e përmbajnë atë për të verifikuar nëse do të ndiheni më mirë.

Komplikacione hormonale

Problemet homonale më të zakonta që prodhohen për shkak të intolerancës ndaj glutenit janë:

-Sindrom premenstrual shumë intensiv

-Vezore policistike

-Infertilitet pa shkak.

Të ngjashme