Pesë truqe që ju ndihmojnë ta zbuloni një gënjeshtar

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 00:23 | Nga Ekonomia Online

Si shumica e njerëzve, ndoshta edhe ju jeni ballafaquar ndonjëherë në jetë me ndonjë gënjeshtar, i cili me padurim ka pritur ta gjejë dikë të cilin e trajton si budalla!

Por ta zbuloni një gënjeshtër apo një gënjeshtar, nuk është aq e vështirë sa mendoni.

Ekspertja e gjuhës së trupit Dr. Lillian Glass thotë se nëse dikush nuk është i sinqertë, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit.

Lëvizja e kokës

Kur e bëni një pyetje direkte dhe bashkëbiseduesi fillon ta rrotullojë kokën, është më mirë të mos i merrni fjalët e atij personi si të sigurta.

Shpatullat, frymëmarrja dhe zëri

Kur dikush është nervoz dhe në të njëjtën kohë përpiqet t’ju gënjejë, frymëmarrja e tij/saj rëndohet, zëri dobësohet dhe shpatullat i ngreh lart.

Ka vështirësi për t’i shprehur mendimet

Kjo ndodh sepse jo vetëm se është duke u munduar t’ju bindë juve për diçka të pavërtetë, por mundohet ta bindë edhe veten! Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se njerëzit të cilët nuk e thonë të vërtetën, kanë tendenca t’i përgjigjen pyetjes me të njëjtat fjali. Për shembull: “A e theve ti gotën?” – “Jo, nuk e theva unë gotën!”

Kontakti me sy

Sytë thonë shumë për njerëzit, duke përfshirë atë se a po e thotë dikush të vërtetën. Kontakti i vazhdueshëm me sy është shumë i rëndësishëm për gënjeshtarët. Nëse bashkëbiseduesi mundohet ta mbajë kontaktin me sy në çfarëdo mënyre,  atëherë keni kujdes.

Prekja e buzëve

Pa e kuptuar as ai/ajo vetë, një gënjeshtar e parandalon veten të flet. Kur personat e prekin buzën, kjo do të thotë se nuk duan ta tregojnë të vërtetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme