Pirja e kafesë, madje 25 gota në ditë – nuk i bën dëm zemrës

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ata që janë adhurues të kafesë do të gëzohen!

Një studim i ri thotë se kafeja nuk është aq e keqe për zemrën e njeriut ashtu siç është thënë më parë, transmeton Klan Kosova.

Studiuesit në një Universitet në Londër, thanë se studimet e mëparshme që pretendonin se pirja e kafesë – madje deri në 25 gota në ditë, do të ngurtësonte arteriet.

Por, Dr.Kenneth Fung thotë se kafeja nuk është e keqe për arteriet siç sugjeruan studimet e mëparshme.

Duke analizuar më shumë se 8 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, studimi ndau njerëzit në tri grupe në varësi të konsumit të tyre të kafesë.

Fung tha se ndërsa studimi përfshinte njerëz që pinin deri në 25 gota në ditë, shuma mesatare e pjesëmarrësve të kafesë ishte pesë gota në ditë, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme